Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin K, vazhdon garën për Botërorin 2026Pas zhvillimit të ndeshjeve të fundit në Grupin K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, raporton Kp.
Shqipëria mban aktualisht vendin e dytë me 5 pikë, duke mbetur në garë të fortë për një biletë historike drejt fazës finale të turneut më të madh të futbollit në botë.
Në krye të grupit ndodhet Anglia me 9 pikë të plota, duke konfirmuar pritshmëritë si favorite absolute. Shqipëria, megjithëse me një grup të balancuar dhe kundërshtarë të fortë, ka arritur të grumbullojë 5 pikë.
Pas kuqezinjve renditen Serbia dhe Letonia me nga 4 pikë secila, ndërsa Andorra mbetet në fund të tabelës pa asnjë pikë të fituar.
Trajneri i kombëtares shqiptare ka vlerësuar përkushtimin e lojtarëve dhe ka theksuar se skuadra është e përqendruar dhe e motivuar për ndeshjet e ardhshme, ku çdo pikë do të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit.
Shqipëria do të përballet në ndeshjen e radhës kundër Letonië dhe Serbisë në muajt shtator dhe tetor.