Komuna Çashkë: Policia I sekuestron një personi armë të gjata gjysmëautomatike dhe municione për gjueti dhe qitje sportive

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër Xh.I. (43) nga f. Jabollçishtë i Poshtëm, komuna e Çashkës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar armë të gjata gjysmëautomatike dhe municione për gjueti dhe qitje sportive.TS