Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe: Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit

Papa Leoni XIV i bëri thirrje të shtunën Izraelit dhe Iranit të tregojnë përgjegjësi dhe arsye, pas përplasjeve të ashpra.
“Situata në Iran dhe Izrael është përkeqësuar seriozisht në një moment kaq delikat. Dëshiroj të përsëris me forcë një apel për përgjegjësi dhe arsye”, tha Papa në një deklaratë.
“Angazhimi për të ndërtuar një botë më të sigurt, të lirë nga kërcënimi bërthamor, duhet të ndiqet përmes një takimi të respektueshëm dhe një dialogu të sinqertë”, tha ai sipas Daily Sabah.
“Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit.”
“Është detyrë e të gjitha vendeve të mbështesin kauzën e paqes, duke nisur rrugë pajtimi dhe duke promovuar zgjidhje që garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë.”