Konflikti mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë te aksionet e kompanisë Tesla. Ato ranë me mbi 14 për qind pasi të dy u përfshinë në një përplasje publike. Pas kësaj rënie, më shumë se 150 miliardë dollarë u fshinë nga vlera e tregut të kompanisë. Sipas të dhënave të FactSet, kjo është rënia më e madhe ditore e vlerës së një kompanie në histori.

Ky është dita e njëmbëdhjetë më e keqe për Tesla që nga shfaqja e saj në bursë në vitin 2010.

Përveç konfliktit politik, Tesla po vuan edhe nga rezultatet e dobëta të shitjeve, pasi shitjet ranë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali dhe Kinë gjatë muajit maj. Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet ranë me mbi 45 për qind, edhe pse i gjithë tregu i makinave shënoi një rritje prej 28 për qind.