Përkohësisht është ndaluar importi në Kosovë i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut për shkak të konfirmimit për praninë e sëmundjes “gjuha e kaltër” te bagëtitë në Maqedoninë e Veriut. Këtë sot e bëri Agjencia kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Agjencia u bëri thirrje blegtorëve që t’i mbajnë bagëtitë e tyre nën mbikëqyrje, të mos i lëshojnë në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe të shmangen kontakte me kafshë nga ai vend.

Gjuha e kaltër është sëmundje virusale dhe më të ndjeshëm në atë virus janë dhentë, pas çka vijojnë dhitë dhe bagëtitë. AUV thekson se ajo sëmundje nuk transmetohet nga kafshët te njerëzit, e as drejtpërdrejt nga kafshët te kafshët.