Medai Shaholli
Ky është Baroni i Kërçovës që “mori” 6 miliardë euro kredi për ta rigjeneruar ekonominë e “državës”, ku sipas tij ky është një investim për të gjithë, por përkundër premtimeve dhe çudinë e të gjithëve ai ka filluar të punësoj komitët e tij në administratën shtetërore, që sipas publikimeve të fundit raporti mes të punësuarve brenda komuniteteve është 100 me 1 në favor të maqedonëve!
Ndërsa vredistët nga ana e tyre në një kumtesë për media kohë më parë për këto kredi thanë se “një epokë e re po lind për Maqedoninë e Veriut, me investim historik prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar”!
Ja pra, ky është ndryshimi që VREDI i premtoi shqiptarëve një vit më parë dhe sot ndryshimi duket qartë në të gjitha fushat që nga punësimet deri te mosndryshimi dhe bllokimi i procesit të eurointegrimeve për hapjen e negociatave me BE-në.
Kështu, Baroni Kërçovës çdo ditë e më shumë po i mashtron qytetarët se vendi i “Severnës” na qënkësh brenda BE-së, ndërsa nga ana tjetër refuzon çdo kërkesë për ndryshimet kushtetuese, si kusht i BE-së për të ecur përpara, nga frika e një kërkese tjetër bullgare gjatë rrugës për në Bruksel.
Ky ishte ndryshimi i qeverive të koalicionit për shqiptarët nga stuhia dhe breshëri veror i socialdemokratëve me integristët, në breshër pranveror të komitëve me vredistë që sollën ndryshimit të madh që quhet zhgënjim i radhës!