Në Opatia, sportisti i njohur kroat Vitomir Mariçiq theu rekordin Guinness në mbajtjen statike të frymës.

Ai qëndroi pa ajër për 29 minuta, 3 sekonda dhe 7 të qindtat.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Mariçiq vendosi rekordin e ri në hotelin “Bristol” në Opatia, sot më 14 qershor, pikërisht në mesditë.
Përpjekja për thyerjen e rekordit është pjesë e një projekti më të gjerë për promovimin e sporteve ekstreme, shtyrjen e kufijve njerëzorë dhe shpirtit sportiv kroat.

Ngjarja gjithashtu synon të tërheqë vëmendjen ndaj problemeve që lidhen me ruajtjen e deteve dhe oqeaneve.