Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghci, ka thënë se Izraeli do të “pendohet thellë” për atë që e cilësoi si “agresion të pamatur” ndaj Iranit, në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, shkruan CNN.

Në letër, Araghchi kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, duke i bërë thirrje trupit ndërkombëtar që të “dënojë fuqishëm këtë akt agresioni” dhe të “marrë masa urgjente dhe konkrete për ta mbajtur regjimin izraelit plotësisht përgjegjës për krimet e tij.”

Sulmin ndaj Iranit, Araghchi e përshkroi si “një akt të hapur dhe të paligjshëm”, si dhe një “përshkallëzim të qëllimshëm dhe të pamatur që shkel haptazi Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat më themelore të së drejtës ndërkombëtare.”

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Izraeli, regjimi më terrorist në botë, tani ka kaluar çdo vijë të kuqe, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që këto krime të mbeten të pandëshkuara,” shkroi Araghchi.

Ai paralajmëroi se Irani do të përgjigjet në mënyrë “të vendosur dhe proporcionale”.

“Republika Islamike e Iranit do të veprojë me vendosmëri të plotë për të mbrojtur sovranitetin, popullin dhe sigurinë kombëtare të saj.”