Kryetari i Komunës së Sarajit, Iljaz Veseli, ka publikuar një fotografi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ministrin Blerim Bexheti, duke dhënë një mesazh të fortë politik në prag të zgjedhjeve lokal, përcjell TS.

“Bashkë” është fjala e vetme që Veseli ka shkruar në përshkrimin e fotografisë, por me peshë të madhe simbolike, duke nënkuptuar se Saraji qëndron fuqishëm në krah të Ali Ahmetit dhe vendimet e tij janë të pakontestueshme.

Nga ana tjetër, Ahmeti, Sela dhe Taravari tashmë kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale të tetorit, ndërsa sipas marrëveshjes paraprake, komuna e Sarajit i ishte caktuar Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit./TS/