Pas ndeshjes me Serbinë, kombëtarja shqiptare kërkon fitoren në Riga. Kombëtarja e Shqipërisë zbriti mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Riga në Letoni, ku të martën do të luajë sfidën e katërt dhe tashmë të rëndësishme për fatin e grupit eliminator të Botërorit 2026.

Një fundjavë e ngjeshur dhe pa pushim për skuadrën kuqezi.

Pas ndeshjes me Serbinë, përfaqësuesja shqiptare zbriti në fushën stërvitore paraditen e së dielës, për seancën e parë përgatitore për ndeshjen e radhës kundër Letonisë.

Lojtarët që luajtën kundër Serbisë kishin një program të lehtë stërvitor, ndërsa ata që qëndruan në pankinë morën ngarkesën e plotë.

Pasditen e së dielës, kombëtarja shqiptare nisi udhëtimin drejt kryeqyteti letonez ku mbërriti në mbrëmje.

Në ndeshjen kundër Letonisë, e sigurt është mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti, që plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, pas atij të marrë në përballjen me Serbinë…