Pas humbjes së thellë të Atletico Madridit ndaj Paris Saint-Germain në Kupën e Botës për Klube, trajneri Diego Simeone nuk ngurroi të komentojë për diferencën e madhe në kapacitetet financiare mes dy klubeve.
Ai veçoi qasjen e PSG-së në blerejet e lojtarëve dhe lirinë që trajneri Luis Enrique gëzon për të përforcuar skuadrën pa kufizime.
“PSG është një klub i fuqishëm dhe një ekip me lojtarë të rinj. Kur Enrique kishte një problem në krahun e majtë, ata thjesht shpenzuan 70 milionë euro për ta zgjidhur”, deklaroi Simeone me një dozë ironie.
Ky koment vjen në një kohë kur Atletico Madrid, si shumë klube të tjera evropiane, përballet me kufizime financiare dhe është shumë më i kujdesshëm në investime.
Në kontrast, PSG-ja, nën mbështetjen e fuqishme të pronarëve nga Katari, vazhdon të përforcojë skuadrën me emra të mëdhenj dhe shifra marramendëse.
Në janar, PSG transferoi sulmuesin e krahut Kvicha Kvaratskhelia për një shumë që besohet të jetë rreth 70 milionë euro – një lëvizje që nënvizoi edhe një herë se si klubi francez nuk kursen kur bëhet fjalë për përforcime.