Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, gjatë takimit të dytë të grupit punues për projektin Tetovë–Prizren në Kosovë, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Kurti shprehu përkrahje të fuqishme për projektin dhe ndau vizionin e tij për rëndësinë strategjike që ka kjo rrugë lidhëse për të dy vendet.

“Sigurimi i detyrës projektuese në kohë rekord është hapi më i madh konkret drejt implementimit të rrugës. Përkrahja e Kryeministrit dhe institucioneve është dëshmi e rëndësisë që ka kjo lidhje për të dy vendet”, deklaroi Zekolli-Shaqiri pas takimit.