Qeveria në detyrë mblidhet sot.

Në një njoftim nga Kryeministria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 10 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Maqedonci: Synojmë të marrim një sasi të Javelinëve deri në fund të 2025-ës
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.

Sot po ashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.