Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Vlorë.
Dy të rinj, të moshës 19 dhe 17 vjeçare, vdiqën si pasojë e një aksidenti me motor që ndodhi në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.
Siç njofton Euronews Albania, viktimat janë Luan Llanaj dhe Tomorr Mbrati, transmeton Klankosova.tv.
Fqinjët e tyre dhe banorët e tjerë të zonës u shokuan nga ngjarja e trishtë.
Ata i përshkruan të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara, transmeton Klankosova.tv.