Rinor Kashtanjeva është i riu që vdiq në një aksident në orët e para të së dielës në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Familjarë të tij njoftuan në rrjetet sociale për vdekjen e 28-vjeçarit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se në aksident u përfshi vetura që po drejtohej nga 28-vjeçari.

“Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç”, tha ai.

Sipas hetimeve fillestare, Policia thotë se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. 28-vjeçari dyshohet se e humbi kontrollin mbi automjetin, i cili më pas doli jashtë rrugës.

Hetime kanë nisur për t’i sqaruar rrethanat e aksidentit.