LD e Izet Mexhitit merr Doganat që i kanë takuar ASH-së. Dauti në vend të Kabës zv.drejtor në Doganën e Maqedonisë

Mustafa Dauti pritet të emërohet si zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Doganave, duke zëvendësuar Garip Kabën në këtë post, raporton Tetovasot. Ky pozicion deri më tani i takonte Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit, por me largimin e kësaj partie nga Qeveria, posti tashmë kalon në kuotat e LD-së të udhëhequr nga Izet Mexhiti.
Mustafa Dauti më herët ka qenë kryetar i organizatës humanitare “Hilal” në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), ndërsa në të kaluarën ka shërbyer si teolog dhe është marrë me veprimtari afariste.
Emërimi i tij pritet të kalojë sot në seancën e Qeverisë, ku parashikohen edhe disa ndryshime të tjera kadrovike në institucionet shtetërore. Garip Kaba dha dorëheqje nga ky funksion pas largimit të ASH-së së Taravarit nga ekzekutivi, ndërkohë që isb përfaqësuesi i ASH-së tani në VLEN, Arben Fetahu, nuk ka mundur të mbrojë pozicionet e mëparshme të partisë në këtë rikonfigurim të ri politik.