Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të kësaj partie në Facebook.

ads.tetovasot.com

Mbledhja komemorative do të mbahet me fillim të orës 12:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Njoftimi i plotë

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Mbledhja komemorative mbahet nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.