Më 29.06.2025 në orën 14.00, në NJPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-f. Çajle, F.E. (44) nga f. Çajle, rrethi i Gostivarit, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Gostivarit, ka rënë në rrugë. F.E. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i NJPB Gostivar.TS