Më 11.06.2025 në orën 14.00 në SPB Shkup u denoncua se në kryqëzimin e bul.,,Boris Trajkovski” me rr. “Eseninova” në Shkup, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet një motoçiklete “Harli Dejvidson” me targa të Ohrit, e drejtuar nga Gj.V. (45) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh “Folksvagen Pasat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.K. (20) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.TS