Lewandowski ndihet i ‘tradhtuar’ nga trajneri i Polonisë, thotë se nuk do të luajë për sa kohë që ai është aty

Robert Lewandowski është një nga lojtarët më të mirë të Polonisë, me 85 gola të shënuar në 158 paraqitje për kombëtaren e tij.
Megjithatë, e ardhmja e tij në arenën ndërkombëtare është në dyshim të madh, pasi ai zbuloi se nuk do të luajë për Poloninë, për aq kohë sa Michal Probierz do të jetë selector.
Lewandowski insiston se mënyrë se si selektori e ka trajtuar atë e ka lënë atë me ndjenja të thyera dhe me ndjesi si i tradhëtuar.
Robert Lewandowski ka thënë se nuk do ta përfaqsojnë Poloninë, përderisa Probierz është në krye të kombëtares, pasi u ndje i tradhëtuar nga sjelljet e selektorit, që çoi deri në humbjen e shiritit të kapitenit.
Top golashënuesi i kombëtares polake ka thënë në rrjetet sociale se ai ndjen një mungesë besimi ndaj kryetrajnerit të kombëtares , me 36-vjeçarin që shtonte se ai shpreson në një rikthim në kombëtare përsëri.
Ai shkroi: “Duke marrë parasysh pasoja dhe një mungesë besimi në trajnerin, kam vendosur të dorëhiqem nga kombëtarja, përderisa ai është aty. Shpresoj që do të kem një mundësi tjetër për të luajtur për tifozët më të mirë të botës”.
Komenti i Lewandowskit në rrjetet sociale erdhi para ndeshjes së Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Finlandës, me Probierz që e emëroi kapiten mesfushorin e Interit, Piotr Zielinski.
Duke folur për mediumin polak “WP SportoweFakty”, Lewandowski ka thënë se ai ishte i zemëruar me mënyrën e komunikimit të vendimit.
“Nuk kam qenë kapiten për një vit apo dy”, tha ai. “Kam qenë kapiten për 11 vite, dhe kam luajtur për komëbtaren që nga mosha 17-vjeçare.
“Më duket mua se këto probleme duhet të menaxhohen më ndryshe. Gjithçka m’u komunikua përmes telefonit. Nuk duhet të jetë kështu. Trajneri e theu besimin tim. Kombëtarja ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për mua. Në të njëjtën kohë, jam shumë i lënduar nga kjo që ka ndodhur”, tha ai tutje.
Një deklaratë nga Federata e Polonisë thotë: “Trajneri e ka informuar personalisht Lewandowskin, tërë ekipin dhe stafin e trajnerëve për vendimin e tij”.
Ndërkohë, Probierz tha të hënën: “Koha dhe vendi i këtyrë vendimeve është gjithmonë i vështirë, veçanërisht pasi ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por vendosa që kjo është një kohë e duhur për pak ndryshim”.