Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, do të flasë brenda pak minutash në një videomesazh, duke shënuar mesazhin e tij të parë që kur SHBA-të njoftuan një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.

Mesazhi vjen disa orë përpara se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të japë një përditësim mbi ndikimin e sulmeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës.

Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar me anë të një postimi në X ku u shpreh se i ofron “urimet e tij për fitoren ndaj regjimit të gabuar sionist”, duke iu referuar Izraelit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume