Skënder MULLIQI

Liria eshtë fjala më e shtrejtë.Ajo është “një luftë dhe përgjegjësi e përditshme”, duke kujtuar rëndësinë e vitit 1999 , ku lufta më Serbinë përfundojë në favorin tonë pas shumë dekadash nën okupimin serb.Nuk duhet kurrë të harojmë këtë.Mos të harrohet gjaku I atyre që qëndruan herokisht dhe dhanë jeten për liri dhe pavarësi.Mos të harrohet dhe kjo vlenë për politikanët tanë të cilët kurrë pas lufte nuk pushun më lojërat e tyre politike në Kuvend dhe jashtë kuvendit.Nuk guxojmë të harrojmë masakratë e Mejës, Lubeniqit, Rahovecit, Reqakut dhe shumë masakra në çdo cep të Kosovës.Ato duhet të jetojnë përgjithmonë mbrenda nesh.Kuvendarët e zgjedhjeve të fundit nacionale sikur kan harruar së një komb merre frymë dhe qendron mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve të kombit.Shumë baballarë , nëna dhe djemë e vajza lindën dhe luftuan që Kosova të merrte frymë lirshem.Çdo pëllembë e kësaj toke është lagur më gjakun e atyre që i thanë jo okupimit nga Serbia fashiste.Ishte dhe ka mbetur një mesazh vendosmerie dhe detyrimi i shënjtë ndaj Atdheut.Ne nuk e morëm shtetin në pjatë , ne lufuam për të me gjak.Dhe tash duket së zor ishte ta fitonim e ta krijonim, dhe më zor ta ruanim.Sigurishtë së nuk po bëjmë sa duhet detyrën kombëtare që ta ruajmë shtetin , që është edhe detyrë e shenjtë ndaj atyre që dhanë më të çmuarën për këtë vend-jetën e tyre .Dita e Shtetësisë e vitit 2008 simbolizon luftën shekullore të popullit shqiptarë për liri dhe një shtet të pavarur. Prandaj, është mesazh dhe thirrje për vigjilecë dhe përgjegjësi dhe respect për sakrificën e bërë.Kjo sigurishtë së nuk është histori e mbaruar .Shteti ndërtohet përditë dhe pandalshem.Nuk ndërtohet më opstrukcione politike që po e shohim në institucionin më të lartë të shtetit, për 24 herë më radhë, për fat të keq kjo për Libër të Ginisit.Vitet kalojnë, kohërat ndryshojnë, por armiku mbetet i njëjtë. Shpirti i fashizmit serbomadh në Ballkan nuk fle, ai vetëm na mbikëqyrë dhe pret mundësinë e tij. Qëllimi i tij është i njëjtë: të shkatërrojë shqiptarët, të fshijë identitetin tonë .Të vdekurit tanë nuk ranë pre e heshtjës dhe përkuljes prej frikacakësh .Kur humb emrin tënd, ke humbur identititin dhe Atdheun tënd.Nuk duhet të lejojmë .Nuk mund të ndërtosh një shtet nese vazhdimisht përdorë manipulime dhe rrena , për përfitime përsonale.Duhet të jemi të palëkundur në bashkëpunimin , unitetin dhe stabilitetin afagjatë të Kosovës.Vetëm kështu ecim përpara dhe mund të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar …