Është liruar shoferi nga Maqedonia, i cili u arrestua pas aksidentit rrugor që ndodhi dje në rrugën e vjetër Selanik – Veria afër Halkidonit ku humbën jetën dy persona, babë e bir.

Kamioni me të cilin ka drejtuar shtetasi nga Maqedonia (34-vjeçar), dje pas orës 16 u përplas me një veturë që transportonte një familje katër anëtarëshe, ndërsa jetën e humbën një burrë 44-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeçar, ndërsa gruaja e tij dhe djali tjetër nëntë vjeçar u lënduan lehtë.

Pas aksidentit, për të nxjerrë udhëtarët ka intervenuar njësiti kundër zjarreve me nëntë zjarrfikës dhe tre automjete si dhe shërbimi i Ndihmës së shpejtë nga Selaniku me dy automjete, shtatë shpëtimtarë dhe një mjek.

Sipas informacioneve të MIA-s në Greqi, shoferi i kamionit pasi u arrestua u nxor para prokurorit publik dhe u lirua me urdhër verbal të prokurorit.

Ndryshe, aksidenti i tmerrshëm rrugor që vrau një baba dhe djalin e tij 13-vjeçar, ndodhi derisa familja greke po ktheheshin në shtëpi nga pazari në Selanik. Aksidenti ndodhi në autostradën midis Chalkidoni dhe Ludia, ku, në rrethana ende të paqarta, ndodhi një përplasje e dhunshme “ballë për ballë” midis një kamioni dhe një automjeti pasagjerësh me të cilin udhëtonte një familje me katër anëtarë.

Në përplasje, shoferi 44-vjeçar i makinës vdiq në vendngjarje, dhe djali i tij 13-vjeçar ndërroi jetë pak më vonë. Gruaja 43-vjeçare dhe djali i tyre 9-vjeçar pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan menjëherë me automjetin e shërbimit mjekësor të urgjencës EKAB në spitalin Genimatas në Selanik.