Liverpooli ka bërë të qartë se Luis Diaz nuk është në shitje, duke refuzuar kontaktet e fundit nga Barcelona në lidhje me anësorin kolumbian.

Pavarësisht interesit të madh nga disa klube, përfshirë edhe ekipin saudit Al Nassr, drejtuesit e Liverpoolit mbeten të vendosur për të mbajtur 28-vjeçarin në skuadër.

Diaz pati një sezon të shkëlqyer në Ligën Premier, duke realizuar 13 gola dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë.

Barcelona, e cila e ka ndjekur prej kohësh, raportohet se është destinacioni i preferuar i lojtarit. Thuhet se Diaz ka rënë dakord me kushtet personale dhe po shtyn për një transferim te katalanasit.

Megjithatë, qëndrimi i Liverpoolit mbetet i palëkundur, pa një ofertë të jashtëzakonshme, klubi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin këtë verë.

Edhe nëse rrezikojnë ta humbasin si lojtar i lirë në të ardhmen, ‘The Reds’ nuk janë të gatshëm të heqin dorë tani prej tij.

Një kalim te Barcelona do të ishte një përshtatje ideale për stilin e Diaz, ndërsa një transferim në Arabinë Saudite shihet si një hap prapa në këtë fazë të karrierës së tij.