Derisa ardhja e Joan Garcias po shihet si e pashmangshme, me klauzolën e tij prej 25 milionë euro që do të paguhet nga Barcelona, të gjithë sytë tashmë janë kthyer kah emri që i është fiksuar drejtorit sportiv: Luis Diaz.
Anësori kolumbian i Liverpoolit është bërë shënjestra kryesore e Barcelonës, për të përforcuar sulmin. Madje, ky emër është në listën e dëshirave të Barçës, edhe para Nico Ëilliamsit.
Në zyret e Barcelonës, refuzimi i Liverpoolit për t’u ndarë me yllin e tij, po përjetohet me shumë qetësi.
Koha është në anën e saj, dhe Barcelona beson se situata financiare e Liverpoolit do të detyrojë anglezët të heqin dorë nga Diazi.
Nevoja për të hyra për Liverpoolin është evidente, veçanërisht nëse klubi anglez dëshiron të nënshkruajë me Florian Ëirtz, për të cilin Leverkuseni po kërkon pothuajse 150 milionë euro.
Siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, vetë Diaz, i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës, tashmë ka nisur të jap sinjale për qëndrimin e tij edhe publikisht, një gjest që po vlerësohet nga Barcelona.
Edhe pse verën e kaluar, Barcelona e kishte pritur Nico Ëilliamsin gjatë tërë merkatos, njëjtë nuk do të ndodhë edhe kësaj here, edhe pse ai po tregon paraqitje të mira me Spanjën.
Kështu, Luis Diaz është në qendër të planeve të Barcelonës.
Diaz kaloi te Liverpooli në janar të vitit 2022 nga Porto.