LSDM-ja ka bërë të ditur pjesën më të madhe të kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas kreut të opozitës maqedonase janë përzgjedhur kandidatët për 19 komuna. Në Qendër, Kriva Pallanka, Çuçer Sandevë, Krushevë dhe Rosoman do të garojnë krerët aktual të komunave

“Janë përzgjedhur me konsensus të gjerë në organizatat komunale, njerëz që kanë edhe kredibilitet edhe legjitimitet ta kërkojnë besimin e qytetarëve disa për herë të parë disa sërish”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.