LSDM: Kompania prej ku u siguruan fishekzjarret që shkaktuan tragjedinë e Koçanit, është e një afaristi shumë të afërt me Mickoskin

Partia opozitare LSDM ka akuzuar se mjetet piroteknike, të cilat kanë shkaktuar zjarrin në diskotekën “Pulse”, në Koçan janë marrë nga një kompani, pronari i të cilës sipas tyre është shumë i afërt me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Nga LSDM pyesin se pse në asnjë moment Kocevski, Toshkovski dhe Mickoski nuk guxuan ta komentin burimin e mjeteve piroteknike.
“Pse në asnjë moment prokurori Kocevski, ministri I punëve të brendshme Panqe Toshkovski dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk guxuan ta komentin burimin e mjeteve piroteknike, të cilat e kanë shkaktuar zjarrin në diskotekën “Pulse”, në Koçan, i cili morri 62 jetë të reja ndërkaq të lënduar ishin 200 njerëz të rinjë. Pse hulumtimi deri tani nuk erdhi në njohuri se nga vijnë mjetet piroteknike në klub. Pse MPB deri tani nuk hulumton se kush ilegalisht në Maqedoni kontrabandon mjete piroteknike dhe se si kësi mjete kanë përfunduar në diskotekën Pulse atë natë të kobshme”, theksoi Metodija Ilievski nga LSDM.
Nga LSDM thonë se nëse zbulohet burimi i mjeteve piroteknike, hetimi do të arrijë perimetrin më të afërt të njerëzve përreth kryeministrit.
“LSDM pyet se a ka ndonjë raport në prokurori se mjetet piroteknike në diskotekën “Pulse” janë të kompanisë së afërt me Mickoskin, pse deri më tani prokurora nuk ka vepruar lidhur me këtë njoftim, a e ka evidentuar këtë prokuroria. Pronari dhe personi përgjegjës i kompanisë është njeri I afërt I Mickoskit, nga Strumica. A ka qenë kjo kompani e angazhuar për organizimin e mitingjeve partiake të VMRO-DPMNE-së, a është kjo arsyeja për të cilën Mickoski e pengon hulumtimin e prokurorisë dhe nuk lejon që ajo të jetë në rrugë të drejtë”.
LSDM opozitare thotë se nuk do të heshtë derisa te burgosen personat fajtor dhe njoftoi se në vazhdimësi do të zbulojnë edhe detaje të tjera lidhur me rastin e Koçanit.