Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot deklaroi se do ta ndalojë qasjen në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç brenda “disa muajve”, nëse kjo nuk realizohet në nivel të Bashkimit Evropian, raporton Euronews.

“Duhet t’i ndalojmë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç,” tha Macron për transmetuesin publik France 2, pasi një nxënës 14-vjeçar goditi me thikë një punonjës të shkollës në hyrje të një gjimnazi në Nozhan.

ads.tetovasot.com

“Po i jap disa muaj Evropës që të fillojë një iniciativë. Përndryshe… do ta bëjmë këtë në Francë. Nuk mund të presim më,” theksoi ai.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Nxënësi e goditi për vdekje punonjësin e shkollës gjatë një kontrolli rutinë të çantave në një shkollë fillore në lindje të Francës, konfirmuan zyrtarët. Tinejxheri u arrestua në vendin e ngjarjes.

Një polic që ndihmonte në kontrollin e çantave u plagos lehtë gjatë arrestimit të të dyshuarit, i cili përdori të njëjtin thikë në të dy sulmet, sipas Policisë Kombëtare.

Sipas “Euronews”, nuk është ende e qartë nëse sulmi ka lidhje me diçka që studenti e ka parë në rrjetet sociale.