Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran do të çojë në “kaos” në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, udhëheqësi francez shton se Trump ka një rol vendimtar në rifillimin e diplomacisë me Teheranin dhe thotë se beson që presidenti amerikan është në favor të një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit.

“Unë besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i rikthejnë të gjithë në tryezën e negociatave”, tha Macron.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume