Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë evropian që ka marrë obusë turq tërheqëse BORAN me kalibër 105 mm, kumtoi Ministria Turke e Mbrojtjes, ndërsa raportoi militarnyi.com, njofton Portalb.mk.
“Urime deri tek të gjithë që kontriuan për këtë sukses, i cili ka rëndësi të madhe duke pasur parasysh se bëhet fjalë për eksport të parë të obusëve tanë në Evropë”, thuhet në kumtesën zyrtare të Ministrisë turke.
Dërgesa pason pas marrëveshjes së nënshkruar më 21 dhjetor të vitit 2022, sipas të cilës Maqedonia е Veriut mori gjashtë njësi nga këta obusë së bashku me municion përkatës.
Obusi BORAN është në përdorim në Armatën turke nga viti 2021. Ai është me kalibër prej 105 mm, gjatësi tyte prej 30 kalibrave dhe peshë totale prej 1,745 kilogramësh (duke përfshirë sistemin e kontrollit të zjarrit).
Sistemi ka një rreze veprimi deri në 17 kilometra dhe mund të vendoset në më pak se një minutë. BORAN konsiderohet si obusi më i lehtë në klasën e tij dhe mund të transportohet me helikopter, që e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për operacione mobile.
Falë sistemit të integruar të kontrollit të zjarrit me navigim GPS, BORAN mundëson saktësi dhe efikasitet të lartë në terren krahasuar me sistemet tradicionale artilerike.
Më parë, Norvegjia i dhuroi Armatës së Maqedonisë një numër të konsiderueshëm kamionësh dhe automjete terreni, ndërsa vitin e kaluar Departamenti i Shtetit i SHBA-së miratoi shitje shtesë të automjeteve të blinduara JLTV për Maqedoninë e Veriut.