Mbështetje financiare për konsumatorët e cenueshëm– Ministria e Energjetikës publikoi listën e aplikantëve të aprovuar për vitin 2025

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka përfunduar verifikimin e të
gjitha kërkesave hyrëse të paraqitura në kuadër të Shpalljes Publike për dhënien e
mbështetjes financiare për personat që i përkasin kategorisë së konsumatorëve të cenueshëm
të energjisë për vitin 2025.
Procedura e verifikimit u krye në bazë të Memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruar
me Drejtorinë e të ardhurave publike dhe Ministrinë e politikës sociale, demografisë dhe
rinisë, të cilat mundësuan verifikim të saktë dhe efektiv të të dhënave të dorëzuara.
Në web-faqen e Ministrisë https://energy.gov.mk ështe publikuar lista e të gjithë aplikantëve
të aprovuar-Njoftimi për publikimin e listës së marrësve të mbështetjes financiare për
konsumatorët vulnerabël të energjisë për vitin 2025.
Sipas rezultateve:
• 313 familje me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara do të marrin mbështetje
mujore prej 1,000 denarë, duke filluar nga marsi 2025.
• 94 familje kujdestare kanë gjithashtu të drejtë për mbështetje financiare.
Mbështetja paguhet në formën e uljes së faturës mujore të energjisë elektrike, për një periudhë
prej 12 muajsh, e llogaritur nga data e aplikimit.
Për këtë qëllim, Ministria do të ndajë rreth 5 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2025, si
mbështetje direkte për ata që kanë më shumë nevojë.
Përveç kësaj, Ministria tashmë ka dorëzuar një propozim në Qeveri për një program të ri që
parasheh zgjerimin e mbulimit të kategorive të cenueshme të qytetarëve, i cili do të lejojë
edhe më shumë familje të marrin mbështetje në vitin 2025.
Shpallja publike pritet të shpallet së shpejti.
https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/soopstenija/izvestuvanje-za-objavuvanje-na-spisok-na-dobitnici-na-finansiska-poddrska-za-ranlivi-potrosuvaci-na-energija-za-2025-godina