Më 14 dhe 15 qershor 2025, në ora 11:00, në Parkun Avionçe – Lisiçe e Re, komuna e Aerodromit, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe në organizim të shoqatës “Tradita jonë, e ardhmja jonë”, do të mbahet ngjarja “NGA FUSHA NË TRYEZË– GJITHÇKA NGA KOMUNA JONË”.
Kjo ngjarje është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për mbështetje të prodhuesve vendorë dhe për promovimin e produkteve cilësore bujqësore.
Ngjarja ka për qëllim të krijojë lidhje të drejtpërdrejtë mes prodhuesve bujqësorë dhe qytetarëve, të promovojë ushqimin cilësor vendor të prodhuar në tokën maqedonase, si dhe të mbështesë zhvillimin e mjediseve rurale dhe turizmit rural.
Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë produkte vendore cilësore nga të gjitha rajonet e vendit, të kënaqen me një program të pasur muzikor dhe të njihen me produkte artizanale.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i fton të gjithë qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme e cila promovon ushqimin tradicional maqedonas, karakteristik për çdo komunë, si dhe bukuritë e turizmit tonë rural.
Së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për bujqësinë tonë!