Vijon procesi në Gjykatën e Posaçme ndaj Leonard Dukës dhe 4 të pandehurve të tjerë për vrasjen Santiago Malkos. Në seancën e se martës Leonard Duka tregoi se ka patur komunikime me Ervis Martinajn, por mohoi që babai i tij te kishte ndonjë konflikt. Në te njëjtën kohë Duka dha sqarime për pyetjet e prokurorit Behar Dibra.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Leonard Duka: Po e kam takuar.

Behar Dibra: Po komunikime të tjera?

" "

Leonard Duka: Jo!

Behar Dibra:Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Leonard Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos, e cila u zotua se do e vriste dhe s’do ia falte kurrë gjakun e të birit.

Nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Me fute djalin në dhe.

Në seancën e se martës ishte thirrur për të dëshmuar edhe babai i Leonard Dukës, por nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore. Shtyhet seanca , përsëritet fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë./abcnews.al