Më 08.06.2025 në orën 13.20 në SPB Tetovë është denoncuar se në një terren të pakalueshëm në shpatet e majës “Luboten” ndodhet një person i lënduar dhe se duhet të nxirret nga aty. Në orën 19.45 me helikopter të ARM-së është ngritur personi i lënduar J.S. (57) nga f. Rogaçevë, rrethi i Tetovës dhe është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për dhënien e ndihmës. Ndërkohë, nga nëpunësit policorë dhe popullata vendase nga vendi i ngjarjes në gjendje të mirë shëndetësore u nxorrën edhe personat F.F. (45) nga Shkupi dhe S.S. nga f. Rogaçevë, për ç’shkak u transportuan në f. Fshati i Vjetër, rrethi i Tetovës.TS