Shkruan: Medai Shaholli
Ky është premieri më i “zgjuar” “Severnës” me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI, ku gjithë në rresht së bashku po e shpie “državën” drejt gropës dhe jo drejt Europës.
Ky është premier që sfidon Europën dhe bullgarët me vetën e tyre ku siç thotë ai nuk do ia dalin ta zhbëjnë identitetin e tij, kurse nga ana tjetër përdhos identitetin tonë kombëtar në kushtetutë duke mos e hapur kutinë e pandorës që për ta është 20% ynë i turpit që nuk duhet hapur pasi zhbëhet “država”!
Ajo që kërkon kryekomiti Micko nga bullgarët si njohje të identitetit të tij për maqedonishten, ia mohon këtë identitet shqiptarëve dhe gjuhës shqipe duke e lënë të paprekur në kushtetutë shprehjen e përdhosjes së gjuhës shqipe me emrin e turpit si 20%.
Nga ana tjetër karabushët e VREDI-t nuk kanë asnjë ndikim në vendimmarrje të kryekomitit Micko për eurointegrimet edhe pse para një viti ata erdhën me shumë shpresë se me ta do të vij ndryshimi dhe sot pas një viti me proçkat e tyre ata e kanë lumosur dhe katranosur të ardhmen e shqiptarëve pasi e ndjekin pas despotin e tyre me sy mbyllur që më sa duket do t’i shpie drejt gropës.
Vredistëve në pallatin e bardhë u ka mbetur vetëm një mundësi ose të tërhiqen nga qeveria antishqiptare e kryekomitit Micko ose të fundosen në llumin e tradhtisë!
Rruga qorre që ndjek kryekomiti Micko për “Severnën” me qeverinë e koalicionit bashkë me pipiruqët e VREDI-t, nuk na shpie drejt Brukselit por drejt Moskës dhe Beogradit, ku kjo rrugë tashmë është e qartë pas refuzimit të hapjes së ndryshimeve kushtetuese si kusht për hapjen e negociatave me BE-në.