Të paktën 627 persona u vranë në Iran gjatë konfliktit të tij me Izraelin në periudhën midis 13 qershorit dhe 25 qershorit, raportoi të mërkurën media shtetërore iraniane IRIB, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të vendit
Të paktën 4,870 persona të tjerë u plagosën gjatë asaj kohe, tha IRIB.
Ministria e shëndetësisë deklaroi se 86% e viktimave vdiqën në vendin e sulmeve izraelite, siç citohet nga IRIB.
Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Iranin nga posedimi i një arme bërthamore. Të dyja vendet këmbyen sulme të përditshme për 12 ditë, teksa të dielën SHBA-ja sulmoi tri objekte bërthamore të Iranit, duke thënë se ia ka shkatërruar programin bërthamor Republikës Islamike.
Para se Izraeli të niste fushatën ushtarake, SHBA-ja dhe Irani kishin mbajtur pesë runde bisedimesh për programin bërthamor të Teheranit, që u ndërprenë më pas për shkak të konfliktit.