as një pauze disavjeçare, Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të stafit profesional. Sot, drejtori i klinikës, Dr. spec. Rexhep Memedi, ndau vendimet e punës për 12 anëtarë të rinj të stafit, të gjithë shqiptarë, duke përfshirë 4 mjekë të rinj specializantë dhe 8 anëtarë të stafit teknik.
“Sot është një ditë e veçantë për Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve!
Pas një periudhe të gjatë pa përforcime kadrovike, kemi kënaqësinë të mirëpresim 12 anëtarë të rinj në staf, prej të cilëve shumica janë shqiptarë, 4 mjekë specializantë dhe 8 profesionistë të stafit teknik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të klinikës sonë, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në drejtim të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në sistemin shëndetësor publik.
Falë mbështetjes dhe vizionit që sjell VLEN në institucionet tona, po ndërtojmë një klinikë më funksionale, me performansa më të mira dhe më gjithëpërfshirëse, aty ku profesionalizmi dhe shërbimi ndaj pacientëve tanë më të vegjël janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Faleminderit të gjithëve që e bëjnë këtë rrugëtim të mundur!”, ka shkruar Memedi.