Pas fitores të rëndësishme të Inter Miami-t 2:1 ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, Lionel Messi komentoi për paraqitjen dhe reagimin e skuadrës.
Me golin e tij nga goditja e lirë, që vendosi rezultatin final, kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.
Në deklaratën pas ndeshjes, Messi tha se ekipi dha një përpjekje të madhe:
“I gjithë ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe e trajtuam shumë mirë topin.”
Ai theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje pas zhgënjimit të ndeshjes së parë:
“Na mbeti një shije e hidhur pas ndeshjes së parë.
Është një fitore shumë e rëndësishme dhe duhet ta shijojmë.”
Goli i shënuar ishte një moment klasik i Messi-t, që solli një fitore të çmuar për ekipin amerikan.