Gjatë qëndrimit në Odesa, pata rastin të ndaja disa mendime me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Jo një takim rutinë, por një bisedë që lidhet natyrshëm kur rrugët e shqiptarëve kryqëzohen jashtë vendit.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Me mendje të hapur dhe me një frymë mirëkuptimi e bashkëbisedimi të lirshëm, prekëm tema që i kapërcejnë agjendat formale. Në kohë si këto, ku politika shpesh flet me tone të larta, janë pikërisht këto biseda të qeta që lënë gjurmë, të vërteta, njerëzore dhe me sy nga e ardhmja.