Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim miqësor dhe konstruktiv me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke (TDP), z. Zülfikar Zeynula.

Takimi kishte për qëllim njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e mendimeve mbi zhvillimet aktuale politike në vend. Në fokus të bisedës ishte edhe pozita e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, për të cilën të dy palët theksuan rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe përkujdesjes institucionale në një shoqëri demokratike dhe multietnike.

“Ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës është një përgjegjësi e përbashkët”, tha Mexhiti, duke nënvizuar se komuniteti turk përbën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Gjithashtu, në takim u diskutuan mundësitë për përfshirjen e TDP-së në koalicionin qeverisës dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mexhiti theksoi se komunikimi i rregullt dhe bashkëpunimi mes partive janë thelbësorë për të ardhmen politike të vendit.

" "

Takimi përfundoi me dakordësinë për të vazhduar dialogun në nivel udhëheqësie, duke forcuar partneritetin politik në funksion të stabilitetit dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës.