Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se të martën në mbledhjen e Qeverisë do të mbyllet përfundimisht çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, përmes një zgjidhjeje ligjore që për herë të parë pas 30 vitesh e rregullon këtë të drejtë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Ne nuk jemi për politikë ditore, por për zgjedhje ligjore. Dhe kjo do të ndodh të martën në Qeveri. Për herë të parë, përfaqësimi adekuat do të mbyllet si çështje”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se përkundër faktit që në zgjedhjet e kaluara kundërshtarët u bënë bashkë me katër komunitete dhe nëntë parti, ndërsa tani edhe me Taravarin bëhen dhjetë, VLEN përsëri do të fitojë sepse, siç tha ai, “ja VLEN”.