Marija e shpjegoi shumë mirë, do të thoja në mënyrë brilante dhe mendoj se tani do të jetë shumë më e qartë për opinionin maqedonas dhe për qytetarët, sigurisht, se çfarë është ajo që ofron Instituti i Shëndetit Publik, çfarë është realizuar në këtë periudhë prej disa muajsh, dhe mendoj se është punuar shumë në kuptimin historik.
Diskutuam pak edhe për planet zhvillimore në periudhën që vijon, ajo që ndoshta unë do të shtoja është se institucionin është hasur me borxhe shumë të mëdha, në një gjendje kaotike. Këto borxhe janë shlyer dhe tani jo vetëm që janë shlyer, por kemi edhe kursime dhe ato kursime nuk janë të vogla – me këto kursime do të realizohen një pjesë e projekteve zhvillimore në periudhën që vijon.
Kështu që jam jashtëzakonisht mirënjohës për udhëheqjen e saj në institucionin, për të gjithë të punësuarit që janë pjesë e ekipit që përmendi drejtoresha, për të gjithë njerëzit që janë pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Shëndetësisë – këtu janë edhe drejtori, zëvendësministri dhe të tjerët – sigurisht edhe për kolegët në Qeveri, sepse reformat në shëndetësi dhe gjithçka që planifikojmë të bëjmë janë një nga prioritetet tona më të larta dhe jo pak gjëra kanë ndodhur edhe në këto – do të thoja – më pak se një vit prej kur jemi zgjedhur si Qeveri.
Prandaj edhe njëherë urime dhe uroj që sa më pak njerëz të kenë nevojë për këto institucione, por ata që kanë nevojë, t’i marrin shërbimet në mënyrë evropiane dhe në kohë.