Mickoski: Futet në përdorim sistemi për e-faturë – fund për kompanitë fantome dhe personat që kanë nxjerrë me qindra miliona euro para publike nga Buxheti

Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që e thanë më parë drejtoresha e DAP-it dhe ministrja e financave.
Në përgjithësi mund të përmbledh që kjo e-faturë, si procedurë, do të thotë të mos ketë më kompani fantome të cilat do të vjedhin 90, 100, 200, 300 milionë euro nga Buxheti dhe nga ju qytetarët, nëse zbatohet mirë dhe funksionon, për të cilën nuk kam asnjë dyshim, në mënyrë që ta kuptojmë më qartë gjithë këtë, mundësia që të na ndodhin kompani fantome të cilat do të fitojnë kthim të TVSH-së dhe brenda natës do t’u tjetërsohen personave fantom, me këtë mënyrë të funksionimit do të jetë e vështirë ose thuajse e pamundur.
Unë mund të shpreh falënderim në emrin tim dhe të DAP-it, drejtoreshës dhe ekipin e saj, si dhe ministreshës së financave, sepse pas një kohe të gjatë, unë mbaj mend që diku në vitin 2015 filloi ky proces, për arsye që për ne ishin të paqarta pse ai ishte vazhdimisht, si të them, shtyhej, por e kuptuam pas disa proceseve të cilat i zbuluam dhe i hapëm gjatë kësaj periudhe, se pse ishte shtyrë. Ja, më në fund, sot pas më shumë se 10 vjetësh, po fillon dhe nga ajo që e morëm në bisedën para kësaj konference për shtyp, është që fillimi, pra kick-off-i me kompaninë e softuerit për implementim do të fillojë më 1 korrik.
Kështu që edhe njëherë, uroj që zbatimi dhe implementimi i këtij procesi të jetë me fat dhe i suksesshëm.