Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me të dhënat për ndjekjen e gjendjes në bujqësi në Maqedoni, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, deklaroi:
“Absolutisht është e saktë, dhe këtë e tregon raporti i ri i Entit Shtetëror për Statistikë. Kemi rritje dyshifrore të outputit, respektivisht rritje të çmimeve ndaj blerësve, që zakonisht shkojnë për eksport, dhe do të thoja një rritje të papërfillshme prej 1.2 – 2% të inputit në shpenzime, në anën e kostove të bujqve. Dhe kjo tashmë ndodh për disa muaj dhe është një gjë shumë e mirë. Është një tregues i shkëlqyer – kjo do të thotë më shumë para për investime dhe më shumë para për bujqit,” informoi kryeministri.
Sa i përket mbështetjes që kjo Qeveri jep për bujqit, kryeministri theksoi se vitin e kaluar janë dhënë mbi 8.6 miliardë denarë, para për pagesën e subvencioneve të prapambetura nga viti 2021.
“Që nga viti 2021 kemi paguar – për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, mendoj se kjo është përmbyllur. Tani duhet të mendohet për vitin aktual. Pra, që nga viti 2021 po paguhen subvencione të prapambetura në shumën prej afërsisht 8.6 miliardë denarë,” shpjegoi Mickoski.