Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski njoftoi se procedura për emërimin e ministrave të rinj në Qeveri duhet të përfundojë javën e ardhshme.

Në gjysmën e parë të korrikut, njofton ai, do të dihet edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski komentoi edhe kritikat ndaj Qeverisë nga Arben Taravari, duke thënë se kreu i ASH-së për fat të keq përfaqëson një zhgënjim të madh.

“Për ministrat mendoj se javën e ardhshme do të përfundojë procedura. Ndërsa për Taravarin folëm mjaftë, ai vetë tregoi mjaftueshëm për veten e tij. Gjithçka që do të them unë do të jetë tepricë, fatkeqësisht mendoj se ai në vetvete është një zhgënjim i madh”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.