Mickoski: Në tremujorin e parë realizimi i autostradave është katër herë më i madh krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur në pyetjeje gazetareske lidhur me ndërtimin e autostradave në vend dhe situatën me rrugën Prilep-Manastir, deklaroi:
“Sa i përket autostradës Prilep-Manastir, mund të them se deri në fund të këtij muaji mbi 85% e trasesë, nga aspekti i marrëdhënieve pronësore-ligjore, do të jetë përfunduar, si dhe nga aspekti i hetimeve që lidhen me gjetjen e mjeteve shpërthyese, gjithashtu janë shqyrtuar dhe përfunduar, por ajo që është e rëndësishme për mua është se afati po mbahet, puna është përshpejtuar, ndryshe nga gjendja para një viti kur nuk kishte asnjë progres,tani mund të them se, sipas bisedave të fundit me kontraktuesit, rreth njëzet kilometra front pune është hapur dhe po punohet. Mendoj se ky afat, i cili është pjesë e kontratës, do të respektohet.”
“Sa i përket hyrjes, duhet të them objektivisht se pavarësisht gjithë asaj që po bën komuna, për fat të keq, nuk jam i kënaqur me dinamikën e realizimit të punimeve. Ky është mesazh kryesisht për kontraktuesin, sepse kemi ende 7-8 muaj deri në afat, por nuk është as tridhjetë për qind e asaj nga që jemi darkorduar të përfundoj. Pres që kjo dinamikë të përshpejtohet dhe afati të respektohet, sepse kjo shkakton, natyrisht, ndjenja të pakëndshme dhe frustrim te banorët e Manastirit, në vend që një projekt që është dekada pa u bërë deri tani, të gjithë së bashku të gëzohemi kur ndërtohet dhe të ndërtohet brenda dinamikës. Ajo që kam mundur të shoh nuk përputhet me atë që duhet të jetë dinamika, dhe personalisht do ta ndjek zhvillimin e këtij projekti.”
Kryeministri Mickoski, në lidhje me intensitetin e ndërtimit të rrugëve të tjera në vend, shtoi:
“Kemi 4 autostrada që po ndërtohen me gjatësi totale prej 150 kilometrash: Kërçovë-Ohër, Gostivar-Bukojçan, Gostivar-Tetovë, Prilep-Manastir, dhe një rrugë eksprese Prilep-Gradsko, segmenti Farish-Drenovë. Do të përpiqem tani të jap një retrospektivë për secilën prej tyre.”
Në seksionin Kërçovë-Ohër, pres që në fillim të korrikut, do të vonohemi nga ajo që thamë, diku rreth dy javë, që e thamë një vit më parë. Ndoshta mund ta kishim përfunduar rreth dhjetë ditë më parë, por edhe atje personalisht si ministri ashtu edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë në terren çdo ditë, në mënyrë që të arrijmë dinamikën, në mënyrë që seksioni nga Vrbjani deri në Ohër të mund të hapet diku rreth datës 10 korrik.
Me përjashtim të seksionit te Botuni, ato 4-5 kilometra ku kemi një rrëshqitje të tokës, e cila duhet të sanohet. Pra, diku rreth dyzet kilometra do të vihen në funksion. Gjithashtu, këtu kemi një vonesë në projektimin e atyre rrëshqitjeve të tokës që duhet të sanohen, por mendoj se arritëm t’i motivojmë kompanitë që ta përmbushin afatin dhe ta hapin plotësisht atë rrugë deri në fund të vitit 2026, fillim të vitit 2027. E dini që nuk ishte asgjëkundi.
Sa i përket autostradës së dytë që përmenda, e cila është Gostivar-Bukojçan, këtu tashmë kemi një front më të madh të hapur. Dhe i shihni ato mbajtëse, kur lëvizni nga Gostivari drejt Strazhës, ato janë tashmë gati. Traseja është hapur në një masë të madhe dhe këtu gjërat po shkojnë në një dinamikë të fortë. Kishte një pengesë objektive, ato janë disa lokalitete me gjetje nga koha antike dhe kjo është tejkaluar, është zgjidhur.
Pra, pres që edhe këtu të kemi një realizim jashtëzakonisht të madh. Përndryshe, 4 muajt e sa I përket realizimit të autostradave, krahasuar me vitin e kaluar, është 4 herë më i madh. Dhe pres që të jetë 8 herë më i madh në tremujorin e dytë dhe të tretë. Bukojçan-Kërçovë është në fazën e parakualifikimit dhe këtu e vendosëm në lëvizje procesin.
Tetovë-Gostivar gjithashtu është hapur një front më i madh, rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kilometra, dhe aspektet pronësore dhe ligjore janë përfunduar, dhe traseja është e trasuar.
Thashë për Manastir-Prilep, dhe sa i përket autostradës Gradsko-Prilep, pra seksionit Drenovë-Farish, shkëmbi që ishte i varur dhe që paraqiste rrezik, është zgjidhur tashmë. Rruga po pastrohet dhe pres që ai seksion të lëshohet deri në fund të muajit. Sepse, e dini, ishte pothuajse një mal që ishte i çarë dhe i varur, 70% e seksionit ishte e mbuluar dhe nëse nuk do të zgjidhej, kishte rrezik që me kalimin e kohës të kishim, mos dhëntë Zoti, viktima në njerëz. Pra, edhe kjo është përfunduar, është zgjidhur. Pres që kjo të lëshohet deri në fund të muajit.
Të kujtojmë se në komunat me projektet nga thirrja e parë dhe e dytë, do të kemi 1200 kantiere të reja ndërtimi. Kur e gjithë kjo krahasohet me letargjinë që ka funksionuar vitet e fundit sipas parimit se është e rëndësishme të vjedhësh, jo të ndërtosh. Atëherë mendoj se ndjehet ndryshimi dhe zhvendosja në një drejtim pozitiv.”