Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me rritjen ekonomike të shtetit në tremujorin e parë, deklaroi:

Sa i përket projeksioneve për rritjen ekonomike, ne edhe me Ministrinë e Financave, jemi në të njëjtin qëndrim për atë që është parashikuar, punojmë fuqishëm për këtë temë. Rezultatet brenda rajonit të Adriatikut janë të mira, më në fund, pas viteve të stagnimit dhe të qenit të ngulitur fort në fund, tani jemi të parët. Për një kohe shumë të shkurtër, gjërat po konsolidohen.
Pas nesh janë Kroacia me 2.9%, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe madje edhe Sllovenia, e cila ka një bilanc negativ rritjeje prej -0.7%. Shpresoj që të vazhdojë kështu edhe në tremujorin e dytë, të paktën indikatorët e parë nga prilli dhe pjesërisht nga maji janë në atë drejtim.
Kështu që, kjo do të përfaqësonte një trend të mirë, dhe kjo do të thotë se më në fund po konsolidohemi. Më në fund, nga që kemi qenë të ngulitur fort në fund gjatë shtatë viteve të fundit, po ngjitemi drejt majës,” shpjegoi kryeministri.