Mickoski për mundësinë e hyrjes së Thaçit në Qeveri: Absolutisht gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur

Kryeministri Hristijan Mickoski sot u pyet nëse shumica qeverisëse do të zgjerohet me liderin e PDSh-së, Menduh Thaçi. Ai u përgjigj se shumica qeverisëse është më stabile se kurrë në 15-20 vitet e fundit.
– Absolutisht gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Le të mbetemi tek maksima e njohur se politika është puna e të mundshmes, tha Mickoski gjatë hapjes së kompleksit “Fshati Maqedonas”.
Kryeministri në këtë mënyrë iu përgjigj pyetjes nëse për Thaçin është ruajtur vendi i zv/ministër në sektorin e mbrojtjes, i cili mbeti vakant pasi Aleanca e Arbën Taravarit e la Qeverinë.
Para një dhjetë ditësh edhe zv/kryeministri dhe ministri i mjedisit, Izet Medxhiti deklaroi se po zhvillohen bisedime me deputetë nga Fronti Evropian për fuqizimin e shumicës parlamentare, por nuk përmendi emra. Megjithatë, nuk përjashtoi emrin e Thaçit.