Muslimanët u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të falur namazin e Kurban Bajramit, raporton Anadolu.

Mijëra muslimanë u dyndën në xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, kibla e parë e myslimanëve, për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Ndërkohë një grup kolonësh izraelitë që kanë uzurpuar tokat palestineze, u vërejt duke shëtitur në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.

Policia izraelite mori masa paraprake përreth xhamisë Al-Aksa.