Në Tiranë kanë nisur të hënën punimet e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, SEECP.

Punimet e Samitit u hapën me fjalën e ministrit të Jashtëm Igli Hasani i cili ritheksoi ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027, ndërsa vlerësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të procesit të Berinit.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Teksa iu referua tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit, Hasani rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet e mirëfillta.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga tensionet e përshkallëzuara në Lindjen e Mesme, sidomos përballjet e fundit mes Izraelit dhe Iranit që paraqesin një rrezik serioz për stabilitetin më të gjerë rajonal me pasoja globale. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet e mirëfillta. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje Iranit të ndalë aktivitetet e veta bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje të plotë me detyrimet e veta në kuader të të drejtës ndërkombëtare përfshi dhe traktatin për mos përhapjen e armëve bërthamore. Përdorimi apo zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rjaon dhe përtej. Në këtë kontekst të brishtë Shqipëria u bën thirrje të gjitha palëve në angazhohen për uljen e tensioneve dhe të anagzhohen për një zgjidhje të qëndrueshme politike”, tha Hasani.

Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024-qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.